Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me riga lokale shiu, shkruan Gazeta Express.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 7-9 gradë celsius, teksa ato maksimale 15-19 gradë celsius.
“Moti për dy ditë 22-23.09.2021. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Po në këtë ditë edhe zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës astronomike dhe me ketë rast do të ndodh ekuinoksi vjeshtor (dita dhe nata do të zgjasin nga 12 orë). Temperaturat në ditën e parë të vjeshtës do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.