Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Vranësirat gjatë natës të së shtunës dhe të dielen nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me erëra dhe reshje shiu, transmeton Ekonomia Online.
Nëpër disa vende të izoluara do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 12m/s.