Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas këtij njoftimi, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.
Temperatura më e lartë do të jetë të hënën, deri në 25 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.