Në Kosovë sot pritet çrregullim i motit, duke bërë që vranësirat të dendësohen dhe si pasojë e proceseve fizike që parashihen të ndodhin në troposferë, priten reshje, kryesisht në formë shiu, por edhe kushte për fjolla bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset malore, reshjet paraqiten vetëm në formë dëbore dhe në fushat termike atje priten të ketë ulje për 2 respektivisht 4 gradë Celsius.
“Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”.
Temperaturat gjatë ditës do të sillen nga 0 gradë deri në 9 gradë.