Në Kosovë gjatë ditës temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
“Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë depërtim të masave ajrore relativisht të ftohta të cilat do të ndikojnë në rënien e temperaturave minimale deri në vlera negative”, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.