Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale të gjata me diell.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.
Të enjten priten kushte tjera meteorologjike, pasi që vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcjellën me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.