Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vijojë edhe sot.
IHK njofton se në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.