Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.
Sot gjatë ditës do të ketë mot të ngrohtë, kryesisht me diell paradite.
Ditën dhe në mbrëmje do të shtohen ndërkaq vranësirat, derisa, sipas parashikimit mund të ketë edhe reshje të dobëta shiu.
26.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell paradite. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen, ku mund të priten reshje të dobëta shiu.Reklamë
27.04 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. DItën kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.
28.04 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.
29.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
30.04 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
Temperaturat minimale në rritje nga 4C, të hënën deri në 12C ditën e premte. Ndërkaq, maksimalet gradualisht nga 17C që mund të zbresin lehtë ditën e martë, deri të premten arrijnë edhe në 26C.
Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e ditën e premte paksa më të fuqishme deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënie edhe nën vlera normale deri ditën e mërkurë.