Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Parashikimi i motit për vikend ( 20 & 21dhjetor, 2025)

Të shtunën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë
mjegull e cila në disa zona do të mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Temperaturat
minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin
ndërmjet 3-9 gradë C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Të dielen parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat
minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës
parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë C. Do të fryej erë krysisht nga drejtimi i
verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme