Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët.
Ndërkaq, të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 9m/s.