Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të tij, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veriore ku priten reshje të pakta dhe të izoluara.
Pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në të gjithë territorin ndërsa veriu mbetet i rrezikuar nga reshje të pakta në zona të izoluara.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 2°C do të pësojnë temperaturat e mesditës, kryesisht në zonat Qendrore dhe Jugore.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Juglindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 1-2 ballë.