Parashikimi i motit për këtë javë

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 09:03 | Nga

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat do të jenë normale që i përgjigjen mesatareve të viteve tjera. Minimalet do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius”.

“Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet më njoftimin e IHK-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme