Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell.
Sonte gjatë natës pritet të ketë riga lokale shiu të cilat do të shtrihen kryesisht në jugperendim dhe juglindje të vendit.
Gjatë ditëve në vijim shtypja atmosferike do të ketë luhatje mbi dhe nën vlerat e normales duke e mbajtur një gjendje të ndryshueshme termike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Të mërkurën nuk përjashtohen mundësit për ndonji rigë lokale të shiut. Në fundjavë ka tendenca pë reshje të intensitetit mesatar.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperendimi me shpejtësi deri 8m/s.