Mot me diell dhe me vranësira do të përfshihet vendi gjatë ditës së sotme. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar , kurse vende-vende reshjet do të jenë në formë rrebeshi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike është paraparë të ngritet nga pjesa e dytë e javës.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi deri të enjten, ndërsa më tej era do ta ndërroj kahun nga verilindja ku shpejtësia e saj mund të arrijë deri 11 m/s.