Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal atmosferik dhe në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat maksimale sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të shënojnë ngritje rreth vlerave mesatare, ku merkuri në termometër pritet t’i arrijë vlerat deri 28 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 7m/s.