Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 deri në 30 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s.