Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s, thuhet në njoftim.