Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.