Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s.