Gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat gjatë natës së shtunës dhe të dielën vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11m/s.