Një ditë pasi që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), vendosi që të mos certifikoj 47 deputetët të cilët më parë ishin refuzuar nga KQZ-ja, Vetëvendosje nuk ka në planë që të përfill këtë vendim, duke kundërshtuar sërish që 5 kandidatët e saj të mos jenë pjesë e listës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Tani kur rasti pritet të përfundojë në Gjykatën Supreme, analisti politik Ramush Tahiri ka thënë se Vetëvendosje duhet të respektoj ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe se duhet sillet konformë tyre.“Vetëvendosje duhet të jetë një lëvizje politike e përgjegjshme e cila respekton ligjin dhe Kushtetutën , kjo ajo duhet të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, për me fitu të drejtën e saj që ajo mendon që e ka e unë mendoj që nuk e ka. Ata juristët e saj po mendojnë që iu është bërë e padrejtë që i janë hequr nga lista pesë kandidatët e saj”, theksoi Tahiri.
Ai tutje ka shprehur qëndrimin e tij duke thënë se nuk pret që Gjykata Supreme të marr një vendim të ndryshëm nga ai që ka dhënë Gjykata Kushtetuese e cila shprehimisht ka thënë se në procesin zgjedhor nuk mundet të marrë pjesë asnjë kandidat i cili ka në tri vitet e fundit është i dënuar për vepër penale.Mirëpo kjo nuk do ta ndal sipas Tahirit Vetëvendosjen.
Sipas tij partia e Kurtit do ta dërgoj lëndën në Gjykatën Kushtetuese por se nuk pret që një vendim të merret shpejtë.
Tahiri tutje ka shtuar se pret që listat e partive politike me 47 kandidatët për deputet që tashmë nuk po ju lejohet të marrin pjesë në zgjedhje.
Tahiri ka thënë se Vetëvendosje e ka obligim që ta dërgoj listën e re me deputet dhe se sipas tij nuk është e mundur teknikisht që të mbesin vendet bosh në këto lista.“VV e ka obligim ta qoj listën e re për të votuar qytetarët, tash a do të jetë lista e zbrazët, teknikisht ma merr mendja që jo se lista duhet të ketë renditjen, po e shoh se analistët po thonë se munden me mbet vendet e zbrazëta, por unë nuk mendoj që kjo mund të ndodh, Vetëvendosje duhet të dërgoj listën sepse në të kundërtën konsideroj se rrezikon të mos certifikohet.
Meqë kjo i bie se nuk i plotëson kushtetet e kërkuara”, nënvizoj Tahiri për Indeksonline.Ndërsa Vetëvendosje sot pritet ta dërgoj në Supreme, ankesën e saj, në lidhje me vendimin e PZAP për të mos i certifikuar 5 kandidatët e saj në mesin e tyre edhe liderin e saj Albin Kurti.