Parashkimi i motit, java fillon me acar edhe më të ashpër

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Java fillon me acar edhe më të ashpër, të hënën reshje të dobëta bore.  Në pjesën e dytë të javës temperaturat në rritje, me vransira. Ditën e premte sërish mundësi për reshje bore dhe shiu, parashikon “Prishtina Weather”.

Sot, acari që përfshiu vendin në këto ditë të fundjavës, vazhdon edhe në fillim të javës, madje edhe më i ashpër.  Të hënën priten mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

Dita e martë sjell kthjellime, e nga e mërkura do të ketë edhe vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, kur edhe temperaturat maksimalet fillojnë të rriten.  Ditën e premte priten mundësi për të reshura bore, e në vise më të ulëta edhe të shiut.

Cilësia e ajrit, mbetet me indeks kryesish në vlera të pranueshme ditën e hënë, mirëpo nga dita e martë periudhat më të zgjatura të qetësisë, mbajnë ndotësit ajror më të përqëndruar pranë sipërfaqes, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Datat:

24.01 – Shumë ftohtë e me erë.  Orëve të mëngjesit reshje të dobëta bore.  Ditën mbeten vransirat, vende-vende me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

25.01 – Kryesisht kthjellët e me diell, por mbetet shumë ftohtë.

26.01 – Shumë ftohtë, e kryesisht me vransira.

27.01 – Ftohtë e pjesërisht vranët.  Ditën me intervale me diell.

28.01 – Kryesisht me vransira, me mundësi për të reshura bore, dhe shiu në vise më të ulëta.

Temperaturat në fillim të javës mbesin ndjeshëm nën vlera mesatare, e më pas me tendencë të rritjes.  Minimalet zbresin edhe në -14C e -12C ditën e martë, e deri të premten rriten në -2C.  Ndërkaq maksimalet të hënën ngjiten vetëm në -5C, e nga e enjta në 3C e 5C.

Era frynë nga verilindja, të hënën edhe mesatarisht e fuqishme 6-12m/s, e në ditët tjera fillon të qetësohet me drejtime të ndryshme 1-4m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e nga mesi i javës në rënie të lehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme