Parashutistët e Federatës Aeronautike sot kanë fluturuar mbi qiellin e Prishtinës.
Ky spektakël me flamuj, po bëhet në kuadër të aktiviteteve festive për 10 vjetorin e pavarësisë. Kjo performancë do të zgjasë deri në orën 13:00.
Ky është viti i tretë që parashutistët e Kosovës realizojnë këtë fluturim të pavarësisë. Aktiviteti me parashuta do të vazhdojë gjatë ditëve në vazhdim në Suharekë, Prizren dhe Istog.