Parashutisti nga Çekia gjendet i vdekur në Krushevë

Prishtinë | 30 Kor 2017 | 16:18 | Nga

Një parashutist nga Çekia dje është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Dy çezmat” në afërsi të Krushevës në Maqedoni.

“Në vendin e quajtur “Dy çezmat” në afërsi të Kreshevës, dje në orën 13:40 nga ana e ekipit të shpëtimit është gjetur i vdekur J.V (51) nga Republika e Çekisë”, njoftojnë nga MPB-ja e këtij vendi.

Parashutisti çek dje rreth orës 13 ka fluturuar nga Guri Meçkin në Krushevë dhe gjatë drejtimit të parashutës është përplasur në dru, ku si pasojë ka rënë në tokë dhe ka ndërruar jetë. J.V ka qenë anëtarë i lidhjes amatere për fluturim.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipe nga stacioni policorë në Krushevë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme