Leandro Paredes ka vendosur largimin nga Roma.
Mesfushori argjentinas është pajtuar me kushtet e ofruar nga Zenit St Petersburg dhe kësisoj ka pranuar transferimin në Rusi.
Edhe klubi italian, Roma ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurove nga Zeniti për reprezentuesin e Argjentinës.
Paredes nesër (e shtune) do të jetë në Shën Petersburg ku do t’i kryej vizitat mjekësore tek klubi i ri.
Pas vizitave mjekësore do të bëhet edhe zyrtarizimi i tij si lojtar i ri i Zenitit.
Para se të pranonte ofertën e rusëve, Paredes u kërkua nga skuadra të mëdha evropiane.
Juventus, Liverpool, Borussia Dortmund dhe Manchester City e kërkuan ish-anëtarin e Boca Juniorsit.