Parku i “mbeturinave” në Dardani

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 11:45 | Nga

Ka më pak se 3 vjet që është ndërtuar ky park në lagjen Dardania.

Por, gjendja në këtë park është e mjerueshme.

Një lexues i Koha.net, ka dërguar disa fotografi ku mund të shihet gjendja e këtij parku, i cili është dëmtuar totalisht.

Para pak kohësh në këtë park kishte edhe lojëra për fëmijë, por fatkeqësisht, edhe ato janë dëmtuar të gjitha.

Kontejnerët të cilët ishin paraparë për mbeturina, tani gjinden në tokë bashkë me mbeturina, ndonëse sipas lexuesit të Koha.net, edhe pse pati ankesa të shumta nga banorët, askush nuk po merret me rregullimin dhe pastrimin e parkut.

Parku i ‘mbeturinave’ në Dardani

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme