Parku Olimpik në Korcë, gati në shtator

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 13:41 | Nga

Skënderbeu bëhet gati për kalimin e turit në Europa League, megjithatë suksesi i parë për korcarët ka ardhur. Parku Olimpik i ndërtuar nga qeveria Shqiptare po merr jetë, teksa Skënderbeu ka zhvilluar një seancë të parë stërvitore në fushën e re. Dritan Ramolli, inxhinieri zbatues dhe drejtues i punimeve në këtë kompleks, tregon me detaje projektin si dhe afatin e përurimit.

“Jemi në përfundim të punimeve, firma mendon që në fund të shtatorit do të përfundojë. Kompleksi përbehet nga një fushë futbolli, pistë vrapimi, harqet në cepat e fushës shërbejnë për hedhje të gjyles dhe atletikë. Ka parkim për të mbajtur të gjithë pjesëmarësit teksa janë edhe dy godina. Njëra është për dhomat e zhveshjes për futbollsitët dhe atletët, ndërsa tjetra për sportin e tenisit, janë 3 fusha basketbolli 4 tenisi dhe një minifutbolli.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme