Parku teknologjik do t’i japë shtytje zhvillimit të TIK-ut

Prishtinë | 23 Shk 2017 | 11:59 | Nga

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka ripërsëritur mbështetjen e tij për Inovacion dhe Teknologji Informative, duke shtuar se ky sektor tashmë është në agjendën qeveritare si pjesë e pandashme e strategjisë së zhvillimit ekonomik, respektivisht ekonomisë kreative, e cila do të mundësohet përmes ideve që mundëson fusha e TIK-ut.

Këto komente ministri Stavileci i bëri gjatë një takimi pune me drejtuesit e Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), më të cilët diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të këtij sektori.

Në këtë kuadër, u diskutua edhe funksionalizimi i parkut teknologjik në fshatin Bërnicë të Prishtinës, i cili do të jetë adresë e kësaj fushe dhe do të mundësojë edhe shtinim e vendeve të reja të punës.

Me këtë rast Ministri Stavileci ka bërë të ditur se MZHE do të ofrojë asistencë teknike për ta funksionalizuar sa më parë Inkubatorin Teknologjik në Bërnicë.

Nga ana e saj, Vjollca Qavolli drejtoreshë ekzekutive e STTIK ka falënderuar ministrin Stavileci për vendosjen në agjendë qeveritare fushën e TIK-ut, e cila në të ardhmen do ta bëjë ekonominë e vendit më kreative, duke shtuar se tashmë vërehet interesim i donatorëve të huaj që kanë shprehur interesim për investim në fushën e TIK-ut.

Pas takimit ministri Stavileci, i shoqëruar nga drejtuesit e STIKK-ut kanë zhvilluar një vizitë në Parkun Teknologjik në fshatin Bërnicë.

Fotografia e Ministria e Zhvillimit Ekonomik

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme