Deputetët britanikë të shtunën shtyen votimin “domethënës” për marrëveshjen e re të Brexit të arritur midis kryeministrit Boris Johnson dhe Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
Deputetët miratuan një ndryshim, i cili e detyron kryeministrin Johnson të kërkojë një prolongim të datës së largimit derisa sa të miratohet një ligj i tërheqjes në parlament.
Ndryshimi i paraqitur nga një grup deputetësh të udhëhequr nga Oliver Letwin u pranua me 322 vota për dhe 306 kundër.
Johnson u detyruar ligjërisht të kërkojë një shtyerje të Brexit-it deri në orën 11 sipas kushteve të aktit Benn, ligj ky që kërkon nga kryeministri të kërkojë një vazhdim të afatit të Brexit-it.
Johnson tha pas votimit se ai “nuk do të negociojë një vazhdim me BE-në dhe as ligji nuk më detyron të bëj një gjë të tillë”.
Ai tha se do të sjellë një projektligj për marrëveshjen e largimit nga BE-ja në parlament javën e ardhshme.
Udhëheqësi i laburistëve Jeremy Corbyn përshëndeti rezultatin.
“Ishte një vendim i qartë i kësaj dhome…Kryeministri tani duhet të zbatojë ligjin”, tha ai.
Johnson synonte të kalojë marrëveshjen e tij të re të arritur me zyrtarët e BE-së dhe të shkëput vendin nga blloku më 31 tetor.
Deputetët konservatorë u larguan nga Parlamenti si reagim ndaj humbjes së fundit.
Johnson ka negociuar një marrëveshje të re pas ardhjes në vendin e ish-kryeministres Theresa May dhe e ktheu marrëveshjen në parlament, pasi zëvendësoi klauzolën problematike “backstop” të marrëveshjes së mëparshme.
Ai ka këmbëngulur se Britania do të largohet me ose pa marrëveshje më 31 tetor.