Parlamenti i ri i Gjermanisë e ka zgjedhur për kancelar, Olaf Scholz.
Ai pritet që pas marrjes së besimit në parlament të betohet si Kancelar i Gjermanisë, bashkë me kabinetin e ri, shkruan Deutsche Welle.
Në votimin në dhomën e ulët legjislative është mbajtur votimi i fshehtë, pa ndonjë debat, që është parë si formalitet.
Presidenti i Bundestagut, Barbel Bas ka qenë ai që ka hapur votimin. Anëtarët e parlamentit votuar me 395 nga 707 vota për Scholz që të vjen në krye të qeverisë së re gjermane.
Zgjedhja e tij vjen pas largimit pas 16 vjetësh të Angela Merkel.