Lideri i fuqishëm i partisë që ka pozitat kryesore në Poloni thotë që grupet politike në disa shtete të Evropës, duke përfshirë atë të Marine Le Pen në Francë, kanë lidhje të dukshme me Moskën.
Jaroslaw Kaczynski i bëri këto komente në një intervistë për Gazeta Polska. Ai ka thënë se përveç Le Pen dhe Matteo Salvini ka lidhje të mira me shtetin rus.
Salvini ka mbledhur nacionalistë nga e gjithë Europa në Milano të shtundën duke kërkaur unitet para zgjedhjeve të këtij vikendi për Parlamentin Europian, por përçarje rreth marrdhënieve me Rusinë janë parë gjithashtu.
Kaczynski edhe pse nuk mban ndonjë post në lidershipin e Polonisë, konsiderohet si njeriu më me pushtet i këtij vendi.