Partia e Pacollit mirëpret zgjedhjet, ditëve në vazhdim tregojnë a do t’i bashkohen ndonjë koalicioni

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 07:27 | Nga Ekonomia Online

Jetlir Zyberaj nga Aleanca për Kosovën e Re ka thënë se kjo parti e vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti si absolutisht të drejtë, dhe që do të hapë rrugë për zgjidhjen e krizës institucionale.

“Realisht, Gjykata Kushtetuese duket se tashmë i ka dhënë zgjidhje agonie që u krijua veçanërisht në tri muajt e fundit, ku asnjë vendim praktikisht nuk ishte e pamundur që të kalonte në Kuvend”, ka thënë Zyberaj në Klan Kosova.

“Nëpërmjet këtij vendimi për qytetarët e Kosovës dhe për subjektet politike, për interesat e Kosovës është i padiskutueshëm. I jepet rrugë zgjidhjes së problemit të krizës institucionale e cila është shkuarja drejt kutive të votimeve për të rilegjitimuar institucionet e vendit”.

“E vlerësojmë si një vendi absolutisht të drejtë dhe të ardhur në këto momente të kësaj krize që po e kalon vendi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme