Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria, nga katastrofa dhe tragjedia që ka goditur zonat e shtetit shqiptar nga tërmetet e fuqishme e shkatërruese.
Partia Fjala thotë se kjo situatë me fatalitet jetësh njerëzish, me të lënduar të shumtë e me dëme të mëdha, i bënë që as ne të mos jemi të qetë për asnjë çast të vetëm.
“U shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave të këtyre ngjarjeve traumatike dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarëve të kësaj tragjedie. Urojmë gjithashtu që mos të ketë viktima të tjera dhe shpresojmë që ekipet e emergjencës që po punojnë intenzivisht e maksimalisht në ato zona, të arijnë t’i shpëtojnë viktimat e tjera që gjenden akoma nën rrënoja”, thuhet në komunikatë.
Partia FJALA mirëpret mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhënë zonave të prekura në Shqipëri.