Partia Fjala kërkon largim të menjëhershëm nga puna të profesorit që rrahu nxënësin në Gjimnazin e Podujevës

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Partia fjala, dega e Podujevës, përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin për rastin e fundit të rrahjes së nxënësit nga një profesor.

Kjo parti kërkon largimin e menjëhershëm nga puna të këtij profesori.

Komunikata e plotë:

“Ne FJALA, dega e Podujevës ndjehemi të shqetësuar jashtëzakonisht shumë rreth kësaj dukurie tashmë shpesh të përsëritur në komunën e Podujevës, por rasti i fundit pa marrë parasysh shkaqet që kanë sjellur në një moment të tillë është e papranueshme rrahja e profesorit ndaj nxenësit.

Ne kërkojmë nga organet kompetente të merren seriozisht me këtë rast dhe t’i shqiptohet dënimi i merituar, kurse nga Drejtoria jofunksionale e përgjumur e Podujevës kërkojmë që me efekt të menjëhershëm ta largojnë nga puna këtë person dhe të bëhet shembull edhe për shumë të tjerë që kanë sjellje të tilla.

I lutemi Komunës së Podujevës që një herë të vetme të mendojë për të mirën e qytetarëve dhe të lërë anash interesat partiake duke pasur parasysh se “profesori” është anëtar i LDK-së dhe ish kandidat për asamble komunale, pra i partisë që udhëheq në Podujevë.

Ne FJALA nuk do ndalemi derisa ky person të marrë dënimin e merituar, nuk do e lëmë vetëm me këtë reagim, por fillimisht do presim reagimin e Drejtorisë se Arsimit të Podujevës dhe Kryetarit të Komunës se Podujevës, përndryshe do të ndërmarrin hapat tjerë të nevojshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme