Partia Fjala e Gëzim Kelmendit ka nisur fushatën zgjedhore në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq do të zhvillojë fushatën ndryshe nga partitë e tjera e siç tha ai, duke mos organizuar tubime me qytetarë.
Kjo për arsye se siç tha Kelmendi, qytetarët janë lodhur nga tubime të tilla me premtime boshe.
Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e Fjalës do të takohen me qytetarët në mënyra të përveçme, ku secili prej tyre do të takojë qytetarë të rastit.
Sipas Kelmendit, FJALA në programin e saj ka tri pika kryesore që njëherit janë edhe gjithëpërfshirëse, e ato janë: zhvillimi ekonomik, sundimi i drejtësisë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.