Partia Fjala ka reaguar përmes një komunikate, duke pretenduar që janë vjedhur votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.
Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.
Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA”, thuhet në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
Ja dëshmitë se si u vodhën votat e FJALËS!
Nuk është hera e parë që votat e Partisë FJALA nuk regjistrohen fare në KQZ.
Nuk është hera e parë që Partisë FJALA ia mohojnë të drejtën e komisionerëve.
Nuk është hera e parë që kemi arritur të sigurojmë dëshmitë se si u vodhën (nuk u regjistruan) votat e Partisë FJALA.
Këto dëshmi tregojnë se në vendvotimin 2129B/01D në Skënderaj, Partia FJALA ka marrë 24 vota, ndërsa në KQZ është regjistruar 0 vota.
Këto dëshmi i kemi siguruar vetëm nga një vendvotim.
Kosova i ka 2382 vendvotime.
Vetëm imagjinoni se sa kanë mundur të na dëmtojnë në 2382 vendvotime, e gjithë kjo ngase padrejtësisht KQZ-ja nuk na ka lejuar të kemi komisioner për mbrojtjen e votës tonë.
Ne FJALA kemi hartuar ankesën dhe në këto çaste jemi duke e dërguar në PZAP për ta dëshmuar vjedhjen ( mosregjistrimin) e votave tona.