Partitë politike dhe kandidatët për deputetët kanë të drejtë që të paraqesin ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve, pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare, raporton EkonomiaOnline.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se pas pranimit të dhe shqyrtimit të ankesave do të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
“Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare fillon të rrjedh afati 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në lidhje me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja. Ne duhet të presim përfundimin e kësaj periudhe, por se edhe cilat do të jenë vendimet eventuale të këtij paneli për të proceduar më tutje drejt certifikimit të rezultateve përfundimtare dhe njëkohësisht përmbylljes së këtij procesi zgjedhor”, ka pohuar Elezi.
Në bazë të rezultatit përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PDK-AAK-NISMA ka marrë 33.74 për qind të votave (39 deputetë), Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49 për qind të votave (32 deputetë), koalicioni LDK-AKR është votuar nga 25.53 të zgjedhësve (29 deputetë), ndërsa Lista Serbe ka marrë 6.12 për qind të votave (9 deputetë).
Votues të regjistruar kanë qenë 188 mijë, ndërsa nga ta pjesë në procesin zgjedhor kanë marrë mbi 747 mijë qytetarë.