Partitë gjermane shtyejnë bisedimet për koalicion

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 09:35 | Nga
Në Gjermani janë shtyer bisedimet vendimtare për formimin e “koalicionit të madh”, pasi negociatorët kanë dështuar të finalizojnë marrëveshjen gjatë ditës së djeshme.
Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Social Demokratët janë duke negociuar arritjen e një marrëveshjeje për qeverinë gjermane, duke shpresuar se nuk do të nevojitet mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Kjo do t’iu mundësonte partive të së djathtës ekstreme të fitojnë rol më të madh në parlament.

Sekretari i Përgjithshëm i Social Demokratëve, Lars Klingbeil, ka thënë se palët janë pajtuar që sot të takohen përsëri.

“Palët janë pajtuar për disa çështje, mirëpo për disa duhet ende diskutim, kryesisht në politikat sociale”, ka thënë lideri i Social Demokratëve, Martin Schulz.

Po ashtu do të diskutohet edhe kujdesi shëndetësor dhe politikat për punëtorët, kanë thënë zyrtarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme