Partitë opozitare fajësojnë njëra-tjetrën për mosrrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 08:51 | Nga

Partitë politike opozitare ndonëse deklarohen të gatshme për ngritjen e mocioni për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” ato për mosmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim fajësojnë njëra-tjetrën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, para pak ditësh i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që ose t’ia japin nënshkrimet për ngritjen e mocionit, ose ta ngrenë vetë mocionin.

Në anën tjetër LDK-ja dhe Vetëvendosja po e konsiderojnë hipokrizi këtë ftesë, madje përfaqësuesit e LDK-së kanë kërkuar nga PSD-ja që të pozicionohet se a është pushtet apo në opozitë, kurse analistët e çështjeve politike në vend qeverinë “Haradinaj” e shohin si më të dobëtën që ka pasur Kosova, ndërsa opozitën si më të pakoordinuarën.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme