Përfaqësuesit e koalicioneve dhe subjekteve të tjera politike, kanë nënshkruar sot në praninë e shefes së KQZ-së, Valdete Daka, një deklaratë të ashtuquajtur të mirësjelljes, me të cilën zotohen për garë fer e të drejtë në zgjedhjet e 11 qershorit.
Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, deklarata është nënshkruar nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj; nga LDK-ja ishte nënkryetari Agim Veliu; nga Vetëvendosja, Dardan Sejdiu; dhe përfaqësues të tjerë.
“Njëzëri shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë që këto zgjedhje duhet të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit dhe mbarëvajtjes”, ka thënë Hoxhaj.