Partitë s’tregojnë se çfarë u diskutua në takimin e mbrëmshëm Mustafa – Kurti në Prapashticë

Prishtinë | 25 Jan 2020 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti dhe Isa Mustafa po e mbajnë të fshehur takimin që kanë zhvilluar mbrëmë në vilën e kreut të LDK-së në Prapashticë.

Zyrtarë të të dyja partive nuk kanë dashur të flasin shumë për takimin.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për KTV-në se nuk e di se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm mes dy liderëve.

Drejtuesit e dy partive kanë thënë se dy ditët e fundit të kësaj jave do të bëhet e pamundura për ta gjetur një marrëveshje për bashkëqeverisje, premtim që e kishin dhënë edhe përpara zgjedhjeve të 6 tetorit.

Albulena Haxhiu e VV-së dhe Vjosa Osmani e LDK-së, të dyja pjesë e ekipeve që kanë zhvilluar negociatat, kanë shprehur gatishmëri edhe për lëvizje prej ofertave të fundit.

Haxhiu, të cilën mandatari për ta formuar Qeverinë, Albin Kurti, e ka propozuar për ministre të Drejtësisë, ka thënë se Vetëvendosje është shumë e interesuar që sa më parë palët të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme