As pas 18 muajsh nuk ka përfunduar seanca e parë në rastin “Stenta”

Prishtinë | 10 Nën 2017 | 08:06 | Nga

Ka 18 muaj që Zyra e kryeprokurorit të shtetit e ka ngritur aktakuzën në rastin e njohur si “Stenta”.

Prej atëherë ende nuk ka përfunduar as seanca e parë e këtij rasti, shkruan sot Koha Ditore.

Seanca e fundit është zhvilluar në maj, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë ende nuk ka caktuar seancë të re.

Ani pse në seancën e fundit gjykata ka lexuar aktakuzën kjo tashmë është kthyer në pikën zero për shkak të shkeljeve të bëra gjatë kësaj seance.

Pasi Gjykata e Apelit ka konstatuar se në seancën kur është lexuar aktakuza janë bërë shkelje të Kodit të procedurës Penale ky rast do të kthehet sërish në lexim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme