Gjykata e Apelit konfirmon aktvendimin e Themelores për 39 të akuzuarit në rastin “Stenta”

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 19:08 | Nga

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesave, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.05.2018, me anë të te cilit janë refuzuar si të pa bazuara kërkesat e tridhjetë e nëntë  të pandehurve për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës se prokurorisë speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, të pandehurit G.B. ,M. A., F. H., A. S., A. K., B. G., F. Sh., L. P., L. K., F. S., N. M., D. M., B. K., H. Q., S. Gj., B. G., H. H., D. G., B. P., E.M., B.M., N.R., H.S., L.P., Sh.Sh., G.B., D.K., M.G., A.L., M.S., Xh.K., E.H., N.Z., R.E., I.A., P.A., A.B., A.P. dhe A.B., akuzohenpër vepra të ndryshme penale si keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, marrje ryshfeti etj.

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, meqenëse nuk paraqiten asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 250 par.1 nënpar.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij kodi.

Të ngjashme