Pas 20 vitesh, Qeveria investon në infrastrukturën rrugore në Pogradec

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 10:19 | Nga

Pas 20 vitesh të një situate tejet problematike, qeveria investoi për rikonstruksionin e aksit që përshkon qytetin e Pogradecit deri në krye të Qafë Plloçës.

Përmes rrjetit social “Facebook”, kryeministri Edi Rama postoi një video të ndryshimit që ka pësuar ky aks rrugor në qytetin e Pogradecit.

“Mirëmëngjes dhe me kalimin nga 3D në realitetin përgjatë aksit që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës, ku u investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Investimi i kryer arrin në vlerën e 1.4 milion euro dhe përfshin një segment me gjatësi totale prej 5.5 kilometrash në unazën e qytetit që përkon dhe me rrugën nacionale. Ndërkaq, në aksin nga dalja e Pogradecit deri në krye të Qafës së Plloçës është investuar për punimet e tapetit të asfaltit, punime në kanalet e kullimit të ujërave të shiut dhe elementët e plotë të sigurisë rrugore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme