Në 20-vjetorin e djegies së shtëpi-shkollës “Sami Frashëri”, është hapur një ekspozitë me fotografi, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Kuvendit të Rinjve të Prishtinës dhe drejtuesit e shkollës “Sami Frashëri”.
Kosovare Sadiku, kryetare e Kuvendit të Rinjve në Prishtinë, tha se përmes kësaj ekspozite kanë dashur që të paraqesin sfidat e arsimit në kohën e okupimit.
Adrian Berisha, Koordinatori i Kulturë në Komunën e Prishtinës, tha se në këtë objekt është mbajtur gjallë sistemi i arsimit shqip.
Ish-drejtori i shkollës, “Sami Frashëri”, Abdyl Gashi tha se edhe në kohët më të vështira nuk është ndalur arsimimi i breza të rinj, raporton EO.
Kjo shtëpi shkollë u shkatërrua me 30 mars 1999 nga forcat serbe. Para se të ndodhte kjo, gjimnazi mbajti mësim këtu për më shumë se 7 vjet.