Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, vizituar tregun e gjelbër në Suharekë.
Aty iu bë edhe prerja e shiritit të këtij tregu, i cili është projekt i përbashkët i Komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Haradinaj tha se projekti i investimit në këtë treg është dëshmi se Komuna e Suharekës po investon.
“Shprehim përgëzime për komunën, për banorët urime. Është një projekt i përbashkët me komunës dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Kjo është një dëshmi që punë të mira po ndodhin e urime”, tha Haradinaj.
Ndërsa i pari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se ndërtimi i këtij tregu të gjelbër është projekt bashkëpunimi mes Komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
“Jemi në qendër të qytetit të Therandës, ky treg i cili u ndërtua para 20 vitesh. Sot kjo qendër u rindërtuar prapë, ky është projekt i komunës dhe Ministrisë së zhvillimit rajonal, ky është projekt i përbashkët”, tha Muharremaj, raporton EO.
Muharremaj tha se Komuna e Suharekës për këtë projekt ka nda 90 mijë euro ndërsa MZhR-ja ka ndarë 57 mijë euro.
“Ministria ka nda 90 mijë euro, Komuna ka nda, 57 mijë euro ky projekt ju ndihmon bujqve të i shesin prodhimet vendore. Pjesa e poshtme është për bylmet dhe pjesa lartë është për pemë dhe perime”, u shpreh Muharremaj.