Pas 52 orësh nën rrënoja shpëtohet 8-vjeçari, momenti prekës kur përqafon nënën

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 23:19 | Nga Ekonomia Online

Pamje emocionuese vijnë nga Turqia, ku një fëmijë 8-vjeçar, Yigit Cakmak, u nxor i gjallë nga rrënojat nga punonjësit e urgjencës në Hatay, 52 orë pas tërmetit që goditi rajonin.

Fotografi i Getty, Burak Kara, ka kapur momentet e vogëlushit teksa është nxjerrë nga ndërtesa e shembur.

Djali u kalua mbi gërmadhat nga një shpëtimtar në tjetrin derisa më në fund u gjend në krahët e nënës së tij.

Ky nuk është rasti i parë kur skuadrat e shpëtimit bëjnë mrekullinë në Turqi duke shpëtuar dhjetëra jetë fëmijësh dhe të rritur.

Të ngjashme