Në hulumtim ka marrë pjesë madje edhe John Kennedy.
Në të vërtetë, shkencëtarët, që nga viti 1938 kanë ndjekur gjendjen shëndetësore atëherë të 268 studentëve të Harvardit gjatë tetë decenieve të kaluara.
Meqenëse Harvardi atëherë nuk përfshinte femrat, në hulumtim ishin të përfshirë vetëm meshkujt, mirëpo gjatë viteve është zgjeruar dhe ka përfshirë 1.300 pasardhës të kandidatëve fillestarë. Në hulumtim madje ka marrë pjesë edhe John Kennedy!
Njëri ndër autorët e studimit, dr. Robert Valdinger, thotë që rolin kryesor në lumturinë e individëve kanë marrëdhëniet me të tjerët dhe sa jemi të kënaqur me ta, gjë që ndikon pozitivisht në shëndetin tonë.
“Po, është me rëndësi të kujdesemi për shëndetin fizik, mirëpo mbajtja e marrëdhënieve të shëndetshme është edhe më e rëndësishme”, ka thënë ai.
Paraja dhe fama, shton mjeku, këtu fare nuk janë relevantë, sepse vetmia “vret” dhe madje është e fuqishme në kuptimin negativ mu sikur alkooli, pirja e duhanit apo droga.
Kjo mbase edhe nuk duhet të habisë edhe aq shumë, sepse, është reale, secili në jetë dëshiron të jetë i lumtur, pa marrë parasysh se cila është gjendja e tij financiare, ku jeton dhe sa vjet i ka.