Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përkatësisht kandidati i saj për Prishtinën, Arban Abrashi ka arritur marrëveshje për koalicion me Alternativën, gjatë një takimi që sot ka zhvilluar me ish-kandidatin e kësaj partie për kryeqytetin, Rifat Derin, bëjnë të ditur burime të Gazetës Metro.
Alternativa do të bëhet partia e dytë, pas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka shfaqur përkushtimin që të angazhohet për fitoren e Abrashit, ndaj kundër kandidatit të tij nga Vetëvendosja, kryetarit aktual, Shpend Ahmetit.
Rifat Deri ka mbledhur vetëm 262 vota gjithsej, përkatësisht 0, 30 për qind.
Kujtojmë që Ahmeti ka koalicion me Selim Pacollin e AKR-ës, i cili arriti që të dalë i treti në garën e 22 tetorit.