Rreth dy javë pasi supermodelja Chrissy Teigen njoftoi se kishte humbur fëmijën e tretë për shkak të ndërlikimeve të shtatzanisë, bashkëshorti i saj, John Legend i ka dedikuar një këngë.
Teksa u shfaq në Billboard Music Awards 2020, për të interpretuar “Never Break”, Legend u shpreh se kënga ishte një dedikim për të shoqen.
“Kjo është për ty Chrissy”, u shpreh muzikanti i përlotur teksa zëri i dridhej nga emocionet.
Vogëlushi i ndjerë, Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit in vitro. Por shtatzënia e fundit e modeles ndodhi natyrshëm, diçka që më herët dukej e pamundur për Teigen. /A2news